Shqipëri-SHBA, 30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve, Basha: Do punojmë së bashku që dekada e re të jetë e konsolidimit të demokracisë

Mos i humb

Kryedemokrati Lulzim Basha ka kujtuar me një mesazh 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Ai shkruan se është një mundësi për t’u ndier krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA.

Kreu i PD thekson se do punojmë së bashku që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë.

“30-vjetori i rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mundësi e shkëlqyer për çdo shqiptar, për t’u ndierë krenar për arritjet e mëdha që Shqipëria ka bërë falë mbështetjes së SHBA dhe veçanërisht anëtarësimin e saj në NATO dhe pavarësinë e Kosovës.

Ne nuk duhet të harrojmë kurrë dhe duhet të jemi gjithmonë mirënjohës.

Ne do të punojmë së bashku me partnerin tonë strategjik, SHBA, që dekada e re të jetë dekada e konsolidimit të demokracisë, sundimit të ligjit dhe e mirëqenies së gjithë shqiptarëve.🇦🇱🇺🇸”, deklaron Basha.

Basha Fb
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit