Shqipëri-Turqi me nivelin më të lartë të bashkëpunimit: Këshilli do drejtohet nga Rama dhe Erdogan

Mos i humb

Shqipëria dhe Turqia do të themelojnë Këshillin e nivelit të lartë të bashkëpunimit që do të drejtohet nga kryeministrat Rama dhe Erdogan. Këshilli i Lartë i Bashkëpunimit, do të drejtohet nga shefat e ekzekutivit të Shqipërisë dhe Turqisë, Rama dhe Erdogan, ku ministrat e jashtëm janë në rolin e koordinuesit dhe përmes këtij dokumenti i paraprijmë mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive dhe takimeve periodike qoftë të koordinimit politik ashtu edhe çështje të karakterit ekonomik e tregtar”.

Lajmin e bëri të ditur Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë një konference për shtyp me homologun turk Mevlut Cavusoglu, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.

“Eshtë shumë e rëndësishme të kemi përforcim të dimensionit ekonomik, pasi jo në çdo rast, raporti i mirë politik është i shoqëruar nga dimensioni ekonomik. Prandaj kemi një axhendë të qartë ekonomike, qoftë për ripërtëritjen e tregtisë së lirë, por dhe me Komisionin e përbashkët ekonomik dhe një ristrukturim të mëtejshëm të marrëdhënieve tona ekonomike duke bashkëpunuar me biznesin në fushat e turizmit dhe bujqësisë”, u dakordësuan dy ministrant e Jashtëm,  Bushati dhe homologu turk, Cavusoglu.

Bushati shprehu mirënjohje për mbështetjen që Turqia i ka dhënë vendit tonë në fushën e mbrojtjes, në suazën e NATO-s, por jo vetëm.

Bushati përgëzoi edhe punën e TIKA-s në Shqipëri për elementet që kanë të bëjnë për trashëgiminë kulturore.

Gjithashtu Bushati falënderoi qeverinë dhe popullin mik turk për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë për rastet e përmbytjes në disa zona të vendit dhe për hapat që do të ndërmarrin vendet tona në këtë drejtim. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit