Shqipëria dhe Kosova në zi në nder të Kadaresë!

Mos i humb

Fatos Kongoli: Ismail Kadare është shkollë letrare

“Një shkrimtar i madh i përmasave botërore, është njeriu që ka bërë për Shqipërinë.  Unë e kam adhuruar gjithmonë Kadarenë si autor. Kemi pasur një mik të përbashkët. Vila e Kadaresë në Qerret ishte ngjitur me të mikut tonë, aty takoheshim shpesh. Më ndodhte që takoheshim dhe në raste të ndryshme. Muhabetet tona kanë qenë nga më të bukurat, sepse Ismaili ishte i çliruar komplet nga gjithçka dhe fliste në mënyrën më të lirshme. Nuk ka rëndësi se çfarë flisnim. Ismaili nuk është shkrimtar i zakonshëm, ai është shkollë letrare. Shumë shkrimtarë të rinj e imitonin, mirëpo proza e Kadaresë është e paimitueshme. Është një shkrimtar i pavdekshëm”, tha Fatos Kongoli.

Rita Petro: Ismail Kadare do të jetë gjithë kohën tek në me veprat e tij

Rita Petro: Shkrimtari Kadare do të jetë gjithë kohën tek ne dhe ne do të ikim dhe breza të tërë dhe ai do të vazhdojë të jetë me librat e tij në bibliotekat e çdo njeriu që mendoj që nuk ka shqiptarë që nuk ka një libër të Kadaresë në shtëpinë e tij. Gjithashtu doja të thoja që ata dy ditët e para që ndodhi kjo gjë qielli ishte shumë i ngrysur njëlloj si në romanet e Kadaresë. Ishte kthyer edhe në stilin e tij sepse ai dëshironte një Shqipëri me diell perëndimor dhe nëpërmjet alegorisë së tij, nëpërmjet këëaj ngrysje dhe shirave që vazhdonin binin ai solli shpresën tek ne dhe shkroi për të dy epokat. Është nga ato personalitete që mendoj që çdo politikan shqiptar do të dëshironte të ishte që të ishte i të gjithëve.

Ali Ahmeti: Proza e Ismail Kadaresë shkëlqeu në skenën vendore dhe atë botërore

Ali Ahmeti: Shkëlqeu dhe proza e Ismail Kadaresë në skenën vendore dhe atë botërore. I mbetet gjeneratave, i mbetet Shqipërisë, shqiptarëve, atyre që krijojnë prozë dhe poezi të bëjnë vazhdimësinë e Kadaresë dhe të Dritëro Agollit.

Preç Zogaj: Letërsia Shqiptare ka humbur mbretin e saj. Kadareja është mbreti i Letërsisë Shqipe të të gjitha kohërave. Ai themeloi një kuptim të ri për letërsinë moderne, duke reflektuar dhe përvojat më të avancuara. Ishte një shkrimtar unikal që reflektoi talentin e radhë dhe ajo që e veçon Kadarenë është talenti i tij i një niveli shumë të lartë, magjia e tij në të shkruar, stili i tij i mrekullueshëm.

Aliçka: E konsideroj babanë tim shpirtëror!

Ylljet Aliçka: Mund ta quajmë një emancipues shpirtëror të shoqërisë shqiptare, tej talentit të tij si shkrimtar. Në gjithë botën është i përhapur sepse letërsia e tij shijohet. Iku fizikisht, por vepra mbetet dhe do e kujtojmë gjithmonë me mall ne që e kemi njohur nga afër. Kam një arsye personale për ta ndjerë çik më shumë dhimbjen. Më ka promovuar, më ka bërë parathënie librash dhe e konsideroj si baba shpirtëror.

Alda Bardhyli: Mendoj që Kadare iku i qetë, pasi ai mendonte që e kishte kryer atë që është shumë e rëndësishme për një shkrimtar, botimin dhe rishikimin e të gjithë veprës së tij të plotë. Kjo e bënte atë të qetë dhe besoj ka ikur pa brenga.

Lulzim Basha: Basha gjithashtu u bëri thirrje të rinjve që të lexojnë poezitë apo romanet e Kadaresë, pasi do t’i bëjë të kuptojnë edhe më shumë vlerën e tyre si shqiptarë dhe vlerën e tyre si individë në këtë botë të madhe dhe të komplikuar. “Ismail Kadare është ngjitur në panteonin e përjetësisë si njeriu në kohën më të vështirë për Kombin shqiptar, i kujtoi në radhë të parë bashkëkombasve dhe më pas të gjithë botës, në veçanti gjithë bozës perëndimore, se ne jemi një ndër kombet e identitetit europian dhe e formimit të identitetit europian.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit