Shqipëria e 7-ta në botë për prodhimin e kanabisit, LSI: Paratë do pastrohen falë amnistisë fiskale që propozon Rama

Mos i humb

Raporti më i fundit botëror i drogave, që është publikuar së fundmi nga zyra zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimet, e rendit Shqipërinë në listën e 10 prodhuesve më të mëdhenj të kanabisit.

Vendi ynë renditet gjithashtu i pari në rajonin e Europës Juglindore në analizën e disa treguesve për periudhën 2010–2020 dhe shifrat janë tepër shqetësuese sipas opozitës.

Deputetit i LSI, Endrit Brahimllari ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook pas publikimit të raportit, duke u shprehur se paratë që vijnë nga kultivimi dhe tregtimi i drogave do të pastrohen në Shqipëri nëpërmjet amnistisë fiskale që ka parashikuar qeveria Rama.

289254911 1880566202136586 7602495729372874792 N (1)

“Rilindja e rendit Shqipërinë te shtatën ne bote për kultivimin e kanabisit dhe te paren për pastrimin e parave. Është e qarte pse amnistia fiskale po propagandohet nga Rilindja. Pasi kanabizoi vendin tani kërkon te pastroje paratë e drogës. Nëpërmjet këtij ligji rilindja kërkon te pastroje paratë e drogës dhe korrupsionit duke shkatërruar biznesin e ndershëm ne vend”, shkruan Brahimllari.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit