Shqipëria mirëpret liderët e “Open Balkan”, mediat serbe: Ja kur do të zhvillohet takimi i radhës mes Ramës, Zaev dhe Vuçiç në Tiranë

Mos i humb

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç,  do të vizitojë Tiranën më 20 dhe 21 dhjetor, ku do të marrë pjesë në takimin e iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”.

Sipas mediave serbe në takimin e Tiranës, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i fundit në kuadër të iniciativës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të muajit nëntor në Beograd.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç atëherë paralajmëroi se takimi i ardhshëm do të mbahet në pjesën e dytë të muajit dhjetor, ku siç pritet do të mund të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit lidhur me lejet e punës.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje leja e punës, e lëshuar në cilëndo nga tri vendet, do të vlente për vendet anëtare të iniciativës, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni e Veriut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit