“Shqipëria në rrezik”, Partia Demokratike zbulon sloganin e protestës, e shoqëron me thirrjen e fortë për qytetarët

Mos i humb

Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha kanë thirrur një protestë kombëtare që do të zhvillohet në Tiranë, më 7 korrik në orën 19:00.

E quajtur ndryshe nga ish-kryeministri si “Fronti i Shpëtimit Kombëtar” ku ka kërkuar që të bashkohen të gjitha forcat opozitare dhe shoqëria civile, protesta duket se ka tashmë edhe një slogan.

289270905 3274951529408489 8175455603702410714 N

“Mos thuaj ç’më duhet mua”, shkruhet në mesazhin për qytetarët në sloganin me sfondin ngjyrë blu, ku me shkronja kapitale me ngjyrë të bardhë dhe të kuqe shkruhet “SHQIPËRIA NË RREZIK”.

Mesazhi që slogani përcjell është tepër aktual dhe është përmendur disa herë në daljet për mediat të ish-kryeministrit Berisha, i cili kërkon që çdo qytetar të dalë në protestë për problemet e tij të përditshme, që lidhen me rritjen e çmimeve, emigrimin e të rinjve apo pagat e ulëta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit