Shqipëria nën “pushtetin” e flakëve, edhe në Ersekë përfshihet nga flakët një masiv pyjor

Mos i humb

Vatra zjarri janë shfaqur gjatë ditës së sotme pothuajse në të gjitha qarqet e vendit.

Edhe në Ersekë zjarrfikësit dhe banorët janë detyruar të shuajnë flakët, që kanë pushtuar një zonë pyjore.

Zjarri mendohet të jetë vendosur qëllimisht, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personit që ka vënë zjarrin.

Aktualisht po punohet fort nga forcat zjarrfikëse për të shuar flakët dhe sipas informacioneve janë drejt fundit të aksionit.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit