Shqipëria pa datë nga BE për negociatat

Mos i humb

Marrja e një vendimi nga BE-ja për nisjen e shqyrtimit të kapitujve të negociatave me Shqipërinë është shtyrë pa afat. Në konluzionet përfundimtare të Këshillit Europian nuk ka asnjë referencë për vendin tonë. Me Bosnjë dhe Hercegovinën, Këshilli Evropian vendosi që të fillojë me kushte negociatat e anëtarësimit.

Për Maqedoninë e Veriut, në konkluzionet e samitit thuhet se BE-ja është e gatshme që të nisë fazën e hapjes së kapitujve të negociatave të anëtarësimit menjëherë sapo ky shtet të zbatojë angazhimin për të miratuar ndryshimet Kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë si popull shtet formues. Në këtë mënyre fati i Maqedonise së Veriut është ndare nga ai i Shqipërisë për të kaluar në fazën tjetër atë të shqyrtimit të kapitujve të anëtarësimit në BE.

Këshilli Evropian vendosi që të fillojë negociatat e anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Gjeorgjisë iu dha statusi i vendit kandidat, por me kushte. Këshilli Evropian ripohoi angazhimin për të mbështetur perspektivën e anëtarësimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE, por pa e vendosur vitin 2030 si afatin kur ky proces do të ndodhë.

Rajoni ynë do të mbështetet në planin e rritjes ekonomike ndërsa shtetet ballkanike janë ftuar që të promovojnë integrimin ekonomik rajonal nëpërmjet Tregut të Përbashkët Rajonal, bazuar në rregullat dhe standardet e BE-së.

Këshilli Evropian thekson se mbetet i përkushtuar për të promovuar “integrimin gradual” mes BE-së dhe shteteve të rajonit tonë në një mënyrë të kthyeshme dhe bazuar në meritat e secilit shtet.

Këshilli Evropian synon që të miratoje reformat e brendshme deri në verën e vitit 2024.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit