“Shqipëria partner kyç për BE”, Borrel mesazh udhëheqësve dhe partive: Të gjithë të bëjnë të pamundurën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet

Mos i humb

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell deklaroi në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama dhe komisionerin Oliver Varhelyi në Bruksel se Shqipëria është partner kyç për BE.

Duke vlerësuar ecurinë dhe reformat, Borrel bëri një apel për udhëheqësit politikë dhe partitë në Shqipëri, për të vendosur në listat e kandidatëve për deputetë, njerëz me integritet.

“Jam vërtetë shumë i kënaqur që i urova mirëseardhjen kryeministrit Rama në takimin e 11 të Këshillit të Stabilizim Asociimit që sapo ka përfunduar. Së pari Shqipëria është një partner kyç për BE. Është një partner i besueshëm për sigurinë dhe një model, shembull për rajonin.

Shqipëria në mënyrë konsistente është 100% në përputhshmëri të plotë me politikën e BE për çështjet e jashtme dhe të sigurisë. Ju jeni një shembull në Ballkan dhe nuk mund ta themi për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

BE partneri më i fortë i Shqipërisë dhe do vazhdojmë t’iu qëndrojmë në krahë në rrugëtimin drejt BE. Do vazhdojmë t’ju japim mbështetje. Këshilli i sotëm ishte një mundësi që ne të kuptonin se si dhe ku jemi në këtë marrëdhënien tonë dhe për zbatimin e ref të nevojshme. E përgëzuam shqip për këmbënglujen për të ecur përpara me reformat.

Vazhdojmë ta inkurajojmë Shqipërinë që të vazhdojë me këto reforme por edhe për faktin se këto reforma janë kyçe për modernizimin e Shqipërisë dhe për të ardhmen e qytetarëve. Për zgjedhjet e 25 prillit theksojmë nevojën që të gjithë të bëjnë të pamundurën që listat e kandidatëve të kenë njerëz me integritet.

Sa iu përket zgjedhjeve ne kemi dhe një mesazh për të gjitha udhëheqësit politikë dhe gjitha palët.

Objektivi i integrimit duhet të jetë për të gjithë. Polarizimi i skajshëm nuk është shenjë e pjekurisë politike dhe nuk është në interesin e qytetarëve shqiptarë.

Me shumë kërshëri po presim që të organizojmë konferencën e parë ndërqeveritare pas miratimit të kuadrit negociues dhe në përputhje me kushtet që janë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit