Shqiptari që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, kandidat për Këshillin Nacional Shqiptar në Preshevë!

Mos i humb

Në Luginën e Preshevës sot do të mbahen zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve. Por, garës në këto zgjedhje i ka hyrë edhe një person shumë kontrovers për shqiptarët.

Bëhet fjalë për Demo Berishën i cili është deklaruar kundër pavarësisë së Kosovës.

Por, jo vetëm kaq: Demo Berisha ka qenë pjesëtar i ish-ushtrisë Jugosllave dhe madje ka marrë pjesë në luftën në Kosovë. Ai kishte gradën e kapitenit.

Për më tepër, ky person i cili do t’i hyjë garës në zgjedhjet për Këshillin Nacional të Shqiptarëve të Preshevës hapur ka thënë se ndjehet krenar që ka qenë pjesë e ushtrisë së Milosevicitt.

“Jam jashtëzakonisht krenar që kam qenë pjesëtar i Ushtrisë Jugosllave dhe kam përfunduar karrierën në ushtrinë e Serbisë. Kam qenë pjesëmarrës i luftës në Kosovë, si dhe i të gjitha ngjarjeve nga viti 1991 deri në rastin e agresionit të NATO-s”.

Demo Berisha deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe që atdheut i tij është Serbia.

Në një intervistë që ka që ka bërë për televizione të Vojvodinës (RTV Panonia dhe kanal 9), dy vite më parë, ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit