“Shtëpia e barit” në Kashar, Prokuroria kërkon arrest me burg për 4 të arrestuarit.

Mos i humb

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën arrest me burg për katër të arrestuarit gjatë operacionit të zhvilluar në Kashar ku kanë zbuluar një “shtëpi bari”, konkretisht për Y Sulaj, L Sulaj, Sh Sulaj, dhe Xh Sulaj, ndërsa për dy punonjës të OSHEE, Lufti Basha dhe Rifat Kuçi, detyrim paraqitje.

Dy punonjësit e OSHEE kanë deklaruar se pasi kanë konstatuar se banesa kishte më shumë 400 kë konsum energjie, kanë sinjalizuar policinë.

Avokati i të arrestuarve është shprehur se Sh dhe Xh banojnë në atë banesë por s’kanë pasur dijeni për lëndën narkotike, ndërsa shton se Sh punon 16 ore në fasoneri.

Sakaq Y Sula ka marrë përsipër përgjegjësinë, duke thënë se s’ka dijeni as motra, as nëna dhe as kushëriri i tij.

Sula ka kërkuar mase më të lehtë sigurie pasi thotë se vuan nga zemra dhe do t’i nënshtrohet  një ndërhyrje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit