“Shtëpia ime po digjet, o Zot”, thirrjet e dëshpëruara të banorëve në Turqi, zjarret ende aktive, mijëra ha tokë ende ‘nën pushtetin’ e flakëve

Mos i humb

Zjarret në Jug të Turqisë vijojnë të jenë aktive. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e shkatërrimeve të shkaktuara nga flakët në brigjet e Egjeut.foto galeri

Mijëra ha pyje shihen të shkrumbuara nga flakët, e banesa të tëra, janë shkatërruar plotësisht. foto galeri Sipas raportimeve zjarri ka shpërthyer në plot 40 provinca, e puna e zjarrfikësve e ekipeve të emergjencës po bëhet gjithmonë më e vështirë për shkak të erërave të forta, që po favorizojnë flakët.foto galeri

Më 20 korrik, temperaturat kanë shënuar deri në 49.1 gradë Celsius, e zjarret dyshohet se kanë nisur pikërisht nga ky shkak. Disa të tjerë besojnë se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, e në këtë drejtim, policia ka bërë disa arrestime dhe po heton.foto galeri

Banorët kanë treguar të gjithë tmerrin e përjetuar, e kanë rrëfyer momentet kur kanë parë shtëpitë totalisht të mbuluar nga flakët.foto galeri

“Shtëpia ime po digjet, shtëpia ime, shtëpia ime… oh Zoti im. Gjithçka po ndodh shumë shpejt”, u shpreh një grua.foto galeri

Kujtojmë se zjarret kanë prekur edhe zonat turistike, si Bodrumi dhe Antalia.

foto galeri

Turistët janë parë këto ditë duke u evakuuar nga autoritetet me skafe e anije, e aktualisht ndodhen në hotel në vende të sigurta, të pa cënuara nga flakët.

 

 

 

 

 

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit