Shtesë page për policinë, Gardën dhe administratën, Rama tregon vendimin e qeverisë, ja kush përfiton

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për vendimin e qeverisë për rritjen e pagave dhe ndihmës ekonomike në kuadër të paketës së rezistencës.

Rama ka treguar se kush përfiton nga shtesat e pagës.

“Në kuadër të angazhimit tonë për të mbështetur ata që janë në nevojë dhe ata të cilët janë në krye të detyrës. Për këtë arsye kemi marrë vendimin që policia e shtetit në nivelet bazë, të gjithë punonjësit e policisë në nivel inspektorësh dhe niveli i mesëm të kenë një shtesë page.

Shtesa më e lartë është për nivelin bazë. Respektivisht 15 dhe 7%. E njëjta gjë vlen edhe për gardën e republikës.

Edhe për policinë e burgjeve, edhe për zjarrfikëset. Për administratën publike dhe jo vetëm nëpunësit e administrimit civil”, tha Rama.

Ai theksoi se paga e ardhshme që do të marrin të gjitha këto kategori do jetë paga e rritur.
“Ajo që vlen të theksohet është se principi mbetet po ai i ditës së parë. Kush ka më pak, mbështetet më shumë.

Nga ana tjetër, e njëjta gjë do të ndodhë me pensionet, të cilat janë siç e kemi thënë riindeksuar dhe kemi një rritje 9.5% në raport me pensionin e një viti më parë dhe kjo gjë do të materializohet në pensionet e radhës.

E njëjta gjë me të gjitha familjen në ndihmë ekonomike, të cilat kanë një rritje prej 10%, por kur gratë kryefamiljare me dy fëmijë kanë dyfishim të ndihmës ekonomike.

Po ashtu për të gjithë të moshuarit mbi 65 vjeç që janë në kategorinë e ndihmës ekonomike bëhet dyfishim i ndihmës, në mënyrë që pesha më e madhe që mbajnë të lehtësohet më shumë. patjetër dhe indeksimi për të gjithë personat me aftësi të kufizuar që trajtohen nga ndihmë shtetërore”, deklaroi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit