“Shtetari dhe politikani më serioz i dekadave”, Meta homazhe për Nishanin: Shkëlqeu në çdo detyrë

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar figurën e ish-presidentit Bujar Nishani, për të cilin sot po mbahen homazhe në Presidencë.

Kreu i shtetit tha për mediat se Nishani ishte një politikan dhe një shtetar i përgjegjshëm.

“Ai nuk ishte vetëm një bashkëshort dhe prind shembullor, por pa asnjë diskutim, ishte një nga politikanët, shtetarët më të përgjegjshëm dhe më serioz të këtyre dekadave. A

i në çdo detyrë politike dhe shtetërore shkëlqeu me korrektësinë e tij dhe me integritetit e tij, me principalitetin e tij dhe konstruktivitetin që e karakterizonte, në çdo detyrë.

Në mënyrë të veçantë dhe atë të presidentit, ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar dhe interesit publik dhe i demokracisë.

Në çdo detyrë ishte një mbrojtës i shkëlqyer i interesit kombëtar, i demokracisë, vlerave më të rëndësishme.

Ai lë pas një trashëgimi shumë pozitive dhe një kujtim të paharruar për të gjithë ata të cilëve u shërbeu me përkushtim, besnikëri, edhe për të gjithë ata që patën një mundësi ta njihnin më pranë dhe të njihnin virtytet më të mira që ai mishëronte në personalitetin e tij human”, tha Meta.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit