Shteti konfiskoi më pak se gjysmat e pronave që u vunë në sekuestro! 2011-2020, nga 840 sekuestro vetëm 331 konfiskime me vlerë 20.7 milionë euro

Mos i humb

Më pak se 50 % e pronave të konfiskuara për llogari të hetimeve pasurore kanë kaluar në pronësi të shtetit në një dekadë.

Sipas raportit të Agjencisë së Administrimit të Aseteve të Sekuestruara e Konfiskuara nga 54.2 milion që ka qenë vlera e pronave të sekuestruara në fund me konfiskim sipas vendimeve të gjykatave janë reduktuar në 20.7 milion euro.

Këto shifra datojnë prej vitit 2011 deri në 2020 ndërsa në total 331 prona mes tyre hotele, vila, resorte, tokë, automjete dhe disa llogari bankare janë konfiskuar.

Fillimisht në sekuestro preventive për të mos ndryshuar pronësi, tjetërsuar apo shitur janë vënë 840 prona të cilat veç ligjit anti-mafia i janë nënshtruar edhe operacionit forca e ligjit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit