Shtretërit në 3 spitalet COVID drejt ezaurimit, situata e rënduar, 1 në 4 testime rezultojnë pozitive

Mos i humb

Situata në spitalet COVID në vendin tonë paraqitet problematike.

Gazetari Skëndaj nga Infektivi tha se shtretërit në 3 spitalet COVID thuajse janë ezauruar (Infektiv, Shefqet Ndroqi dhe COVID3).

Sipas tij, vendet e lira ka në rastet kur dalin nga spitali pacientë të shëruar si dhe rastet e humbjeve të jetëve.

Po ashtu mësohet se ditën e sotme në spitalin Infektiv ka pasur një numër më të vogël urgjencash, ndërsa raportohet se rastet që vijnë janë të rënduara.

Skëndaj tha se 1 në 4 persona rezulton pozitiv me COVID-19.

Ndër të tjera Skëndaj tha se aktualisht një numër i madh rastesh trajnohen nëpër banesa si dhe në spitalet rajonale, të cilat sipas tij janë mbushur plot.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit