Shtyhet për në orën 15:00 seanca ndaj Berishës, dy avokatet njihen me dosjen

Mos i humb

Sot është zhvilluar seanca e tretë për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ku kanë marrë pjesë vetëm dy avokatet e tij të caktuara nga shteti.

Avokatet kryesisht Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia kanë mbërritur në GJKKO për t’u njohur me dosjen që ka të bëjë me privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Në orën 11:00 dy avokatet dolën nga Gjykata e Posaçme “Jo nuk u larguam, por seanca u shty për në orën 15:00”, tha njëra prej tyre. Pyetjes se a u njohën me aktet, ato refuzuan t’i përgjigjen.

“Përderisa po dal nga salla, detyrimisht!”, u shpreh avokatja Jalldiz Kastrati duke pohuar se ka pranuar të jetë palë mbrojtëse për Berishën. Ndërkohë sipas një njoftimi zyrtar nga ana e GJKKO-së, mësohet se shtyrja e seancës është bërë që dy avokatet të njihen me aktet e procedimit penal të hetimit paraprak.

“Në datën 26.10.2023, ora 10.30, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u çel seanca gjyqësore për vijimin e shqyrtimit të kërkesës së paraqitur nga Prokuroria e Posaçme, me objekt marrjen në pyetje të shtetasit nën hetim Sali Berisha.

Gjykata pasi verifikoi praninë e palëve, konstatoi se nuk ishte paraqitur personalisht i hetuari Sali Berisha dhe se ishin paraqitur 2 mbrojtësit e thirrur për caktim kryesisht nga gjykata, av.Jalldiz Kastrati dhe av.Rabije Cenalia.

Nga ana e gjykatës, iu la kohë mbrojtësve për tu njohur me aktet e procedimit penal të fazës së hetimit paraprak, të përcjella nga ana e Prokurorisë së Posaçme dhe për këtë arsye ndërpreu shqyrtimin gjyqësor, për të rifilluar diten e sotme, në orën 15.00”, thotë Gjykata e Posaçme.

Një ditë më parë avokatët e Sali Berishës braktisën sallën pas disa orë seance, në shenjë proteste për rrëzimin e kërkesës së tyre nga gjyqtarja Irena Gjoka.

Ata kërkuan interpretimin e masës së Berishës nga Gjykata Kushtetuese, kërkesë e cila u rrëzua. Gjykata e Posaçme njoftoi se kishte zgjedhur avokatin Artan Simoni si mbrojtës kryesisht në mënyrë që të vijonte seanca.

Pas rreth 1 orë seancë, togat e zeza me kërkesë të Prokurorisë vendosën të shtyjnë për sot seancën me të tjetë avokatë mbrojtës, nga lista e avokatëve kryesisht.

Shkak dyshohet një qëndrim i avokatit mbrojtës Artan Simoni në rrjetet sociale kundër Sali Berishës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit