Shtyhet seanca për Nevaldo Hajdarajn, avokati iu plagos në vrasjen e Kudret Saliajt

Mos i humb

Gjykata e Tiranës ka shtyrë seancën për Nevaldo Hajdarajn, efektivin e Policisë që vrau me armë të riun Klodian Rasha.

Shkak i shtyrjes ka qenë mungesa e avokatit të tij, Adriatik Cama.

Ky i fundit u plagos gjatë vrasjes së Kudret Saliajt disa javë më parë në një local afër Gjykatës së Tiranës.

Cama ishte në një tavolinë me protangonistët më 4 qershor, kur Mexhit Picari qëlloi me armë ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

Avokati mori plumb në gjoks dhe iu nënshtrua operacionit.

Ndërkohë gjyqi për Nevaldo Hajdarajn vazhdon teksa Gjykata e Tiranës i ka pranuar gjykimin e shkurtuar.

Ai rrezikon 10-20 vite burg për ”vrasje me dashje”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit