SI TA PËRFITOJMË MËSHIRËN E ALLAHUT

Mos i humb

Janë përmendur në Kuran gjashtë gjendje ku njeriu më së shumti shpresohet ta fitojë në to mëshirën e Allahut:

  1. Bindja ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për të.

Allahu thotë: “Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit, për të shpresuar mëshirën (e Allahut).” (Ali Imran: 132)

Allahu thotë: “A po çuditeni që këshilla e Zotit tuaj t’ju vijë nëpërmjet një njeriu prej jush, i cili ju tërheq vërejtjen, që të kini frikë (Allahun), në mënyrë që të mëshiroheni (prej Tij)?!” (El-Earaf: 63)

  1. Ndjekja e Kuranit

Allahu thotë: “Ky Libër që kemi shpallur, është i bekuar, prandaj ndiqeni dhe druajuni kundërshtimit, në mënyrë që të mëshiroheni.” (El-Enam: 155)

  1. Dëgjimi i Kuranit dhe heshtja gjatë leximit të tij

Allahu thotë: “Kur të lexohet Kurani, dëgjoni dhe heshtni, në mënyrë që të mëshiroheni.” (El-Earaf: 204)

  1. Falja e namazit dhe dhënia e zeqatit

Allahu thotë: “Falni namazin, jepni zeqatin dhe bindjuni të Dërguarit, për të fituar mëshirën e Allahut!” (En-Nur:65)

  1. Istigfari (kërkimfalja)

Allahu e përshkroi profetin Salih se i tha popullit të vet: “(Salihu) tha: “O populli im, përse ju e dëshironi të keqen para së mirës?! Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!” (En-Neml: 46)

  1. Devotshmëria

Allahu thotë: “Kur atyre u thuhet: “Druajuni asaj që keni para jush dhe asaj që është pas jush, me qëllim që Allahu t’ju mëshirojë” (ata nuk ia vënë veshin).” (Jasin: 45)

Allahu thotë: “Në të vërtetë, besimtarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që ju të mëshiroheni.” (El-Huxhurat: 10)

Dr. Ahmed ibn Faris es-Selum

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit