Si të konvertoni nga PDF në Word

Mos i humb

PDF (Formati Portabël i Dokumenteve) është krijuar nga Adobe në vitin 1990 me qëllim prezantimin e dokumenteve në përshtatje me të gjitha platformat dhe softuerët.

Nga ana tjetër .doc është formati që përdoret në Microsoft Wordpër përpunimin e dokumenteve. Këto janë dy formate të ndryshëm aspak të ngjashëm me njeri tjetrin por shumë popullor në ditët e sotme. Ju nuk mund të hapni një skedar .doc duke përdorur një lexues Adobe ndërsa në Word është e mundur nëse doni të hapni një skedar pdf.

Por si mund të konvertoni një skedar PDF në një format Word? Ne po ju vijmë në ndihmë me një guidë të shkurtër. Konkretisht që nga viti 2012 kur Microsoft lançoi Word 2013, kompania ofron një funksion që quhet PDF Reflow i cili kryen konvertimin.

Pasi keni hapur Word-in klikoni File më pas Open dhe zgjidhni skedarin PDF që doni të konvertoni. Ky skedar do t’ju hapet në formatin Word ku dhe mund ta modifikoni. Proçesi është kaq i thjeshtë por sigurisht që ka kufizime të shumta.

Skedari PDF që do të hapni në Word do të ketë të njëjtën përmbajtje por ka shumë mundësi që ajo mos të duket njëlloj për shkak se dokumentit i është dashur të përshtatet në një tjetër format.

Kjo do të thotë që pozicioni i paragrafëve, tabelave apo titujve mund të mos jetë i njëjtë si në formatin PDF. Për të qënë më të saktë çdo gjë që ky proçes nuk do të konvertojë ashtu siç duhet janë tabelat, kornizat, ngjyrat e faqes, bordurat, shkrimet në formën e shënimeve në fund dhe fillim të faqeve, etiketimet, komentet, lidhjet dhe efektet e shkrimit.

Kovertimi mund të kërkojë pak kohë. Dokumenti rezultat do të optimizohet dhe përshtatet në mënyrë që ju të keni mundësi ta modifikoni atë, ndaj mund të ndodhë që në formatin e ri dokumenti mos të duket ekzaktësisht si

Origjinali, sidomos kur ai përmban shumë grafika. Gjithashtu dhe ruajtja e një skedari Word në PDF është aq e thjeshtë sa ruajtja në butonin Save. Ju duhet të kontrolloni kutinë e dritarës së dialogimit dhe të klikoni Open file after publishing për ta parë atë.

Përdorimi i PDF në versionet e vjetra të Word-it

Nëse nuk jeni aq me fat sa të keni versionin më të fundit të Word mund të bëni konvertimin e një skedari PDF. Për ta bërë këtë ka disa mënyra. Ekzistojnë disa faqe online si Nitro’s PDF to Word Converter që e kryejnë këtë proçes shumë shpejt dhe rezultatin jua dërgojnë në emailin tuaj, mjafton që ju fillimisht të ngarkoni skedarin PDF që doni të konvertoni.

Por nëqoftëse keni një numër të madh skedarësh që do të konvertoni Nitro do t’ju ofrojë një paketë softuer për ta bërë këtë, kundrejt një pagese sigurisht. Mundësi të tjera konvertimi onlinë janë Convert PDF to Word.net, doc2pdf dhe PDF Converter i cili mund të konvertojë dhe skedarë në formatin Excel apo Power Point.

Veç këtyre ofrohen dhe disa softuer në formën e aplikacioneve që shkarkohen si UniPDF, PDFMate, PDF Converter Free për Windows dhe për Mac Lighten PDF to Word Converter dhe iPubsoft PDF. Pavarësisht se ofrojnë goxha funksionalitete, këto aplikacione ofrohen falas për nje periudhë të caktuar kohe dhe më pas duhet të paguash për ti përdorur./Mesaxhi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit