Si të Përgatisni Pandispanjë Integrale në Shtëpi – Receta e Shpejtë

Mos i humb

Baza e çdo torte apo keku të shijshëm është pikërisht pandispanja e butë e plot shije.

Brumi karakteristik i saj është i njohur në mbarë botën tashmë, por në këtë recetë AgroWeb.org ju sjell një alternativë ndryshe.

Për të qëndruar gjithnjë të shëndetëshëm e në formë nuk ka nevojë t’i braktisni tërësisht ëmbëlsirat, mjafton t’i gatuani ato me produkte integrale.

Kështu në recetëm e sotëme do ju mësojmë si të përgatisni pandispanjën e shijshme e të shëndetëshme e miell integral.

Përbërësit

275 gr vezë

150 gr sheqer kaf

150 gr miell integral

10 gr mjaltë

Lëkurë limoni

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete hidhno vezët në një enë të thellë dhe përziejini me rrahësen si zakonisht.

Shtoni po aty sheqerin, mjaltin, lëkurën e gjysmës së limonit dhe një majë luge çaji kripë.

Përzieni me shpejtësi të gjithë përbërësit derisa verzët të kenë krijuar shkumën e tyre karakteristike dhe sheqeri të jetë shkrirë, përreth 10-15 minuta.

Më pas me anë të një site të hollë shtoni miellin integral pak nga pak dhe përzieni me anë të një luge nga poshtë lart.

Kur të keni përfituar një masë homogjene e shumë kremoze hidheni në një tavë rrethore 20-22 cm të shtruar me letër pjekje dhe futeni në furrë të piqet.

Furra duhet të jetë e ngrohtë ndërsa pandispanjën tuaj piqeni ne temperaturë 180 gradë për 45 minuta.

Kur të ketë marrë ngjyrë të artë keku është gati dhe mund ta nxirrni nga furra.

Lëreni të ftohet e më pas hiqni nga tava ku e keni vendosur.
Më pas mund ta përdorni në torta apo ëmbëlsira të ndryshme sipas dëshirës tuaj.
Mund ta lagni me sherbet apo ta lyeni me krem duke e ndarë përsëgjati në gjysmë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit