Sierra Leone, 115 të vdekur nga shpërthimi i cisternës së naftës

Mos i humb

Është rritur në 115 numri i të vdekurve nga shpërthimi i një cisterne nafte në Freetown, kryeqytetin e Sierra Leones, transmeton Anadolu Agency (AA).

Mediat lokale raportuan se 14 persona të tjerë humbën jetën pas aksidentit i cili ndodhi më 5 nëntor në rajonin Wellington në lindje të Freetown-it, me çka numri i të vdekurve nga aksidenti u rrit në 115, kurse 100 të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Shpërthimi ndodhi kur cisterna me naftë u përplas me një tjetër automjet në Wellington.

Në shenjë kujtimi për viktimat është shpallur tri ditë zie.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit