Gjermania i bën thirrje BE-së të solidarizohet me Poloninë në krizën kufitare me Bjellorusinë

Mos i humb

Gjermania i kërkoi Bashkimit Evropian (BE) që të ndihmojë Poloninë të mbrojë kufijtë e saj pasi mijëra emigrantë të parregullt kërkojnë të hyjnë në vend nga Bjellorusia, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, akuzoi liderin bjellorus, Alexander Lukashenko, për përfshirje në një formë të luftës “hibride” dhe përdorimin e emigrantëve për të destabilizuar vendet evropiane.

“Ne duhet të ndihmojmë qeverinë polake të sigurojë kufijtë e jashtëm (të Evropës)”, tha ai për të përditshmen Bild, duke i kërkuar Komisionit Evropian të marrë masa.

“Të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet të qëndrojnë së bashku, sepse Lukashenko, me mbështetjen e presidentit rus Vladimir Putin, po përdor fatin e njerëzve për të destabilizuar Perëndimin”, tha ai.

Seehofer tha se as Polonia dhe as Gjermania nuk mund të përballen të vetme me një krizë të re dhe të madhe refugjatësh.

Në muajt e fundit afro nëntë mijë emigrantë kanë mbërritur në Gjermani pasi kanë kaluar ilegalisht kufirin polako-bjellorus, sipas Ministrisë së Brendshme.

Tensionet midis Polonisë dhe Bjellorusisë u përshkallëzuan të hënën pasi rreth 4.000 emigrantë, kryesisht nga vendet e Lindjes së Mesme, u drejtuan drejt kufirit polak dhe u përpoqën të kapërcenin barrierat.

Rojet kufitare polake, policia dhe ushtarët përdorën gaz lotsjellës ndaj emigrantëve që u përpoqën të çanin gardhet me tela me gjemba.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit