Sigurohen tekstet në Gjuhën Shqipe në Luginën e Preshevës

Mos i humb

Një angazhim i yni disavjeçar dhe një nga 30 zotimet tona elektorale ka sjellë rezultat, ku është arritur marrëveshja në parim në mes të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me homologun e tij serb, se tekstet mësimore të adaptuara nga qendra ndërkombëtare për programe arsimore Cambridge, të përkthyera në gjuhën shqipe, të sigurohen për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, njofton Shqiprim Arifi, kryetar i kësaj komune, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas tij, sigurimi i teksteve shkollore të lartpërmendura paraqet një zgjidhje gati të kompletuar dhe tani mbeten vetëm të sigurohen librat në lëndën e historisë dhe gjeografisë.

Ja postimi i plotë i Arifit:

Një angazhim i yni disavjeçar dhe një nga 30 zotimet tona elektorale ka sjellë rezultat. Në bazë të dakordimit të ish-kryetarit të KNSH-së, të ndjerit Jonuz Musliu me Ministrinë e Arsimit të Serbisë në vitin 2016, si dhe përpjekjet e tona të përbashkëta në forumin e biznesit në qytetin e Nishit gjithashtu në 2016, ku është arritur marrëveshja në parim në mes të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama me homologun e tij serb, se tekstet mësimore të adaptuara nga qendra ndërkombëtare për programe arsimore Cambridge të përkthyera në gjuhën shqipe, të sigurohen për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës.

Sipas informatave të fundit janë siguruar tekstet mësimore si Abetarja, Dituri Natyrore, Arti Figurativ (kl.1-2-3), Gjuha Shqipe (kl.2 deri 8 si dhe për 4 vitet në shkollën e mesme). Ndërsa 18 komplete tjera nga shkencat natyrore janë gjithashtu të kryera, por do t’u distribuohen nxënësve tonë, pasi të paguhet taksa e licensimit të këtyre librave e caktuar nga Ministria e Arsimit për shtëpinë botuese Albas nga Presheva.

Sigurimi i teksteve shkollore të lartpërmendur paraqet një zgjidhje gati të kompletuar, pasi tani mbeten vetëm të sigurohen librat në lëndën e historisë dhe gjeografisë të cilat duhen të jenë në përputhshmëri të plotë me historikun tonë Kombëtar Shqiptarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit