Sindikata e pedagogëve ka dalë sot deklaratë për mediat, ku pedagogët kundërshtojnë nismën e Ministrisë së Arsimit për Universitete publike të pavarura.
Nga Korpusi, Sindikata pohoi se po rrezikohet dhënia me PPP e universiteteve.
Sipas sindikatës, Qeveria është në kundërshtim të universiteteve publike.
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksander Kovaçi tha se nëse miratohet i lë vend dhënies me PPP të universiteteve publike si edhe dëmton dhe çon në një vorbull universitetet publike.
Ne jemi në pritje dhe themi se krijimi i disa grupeve të punës, nëse duan ti kalojnë në kalendat greke realizimin e kërkesave tona, financimin për kërkimin shkencor në masën 0.3% të GDP dhe shtimi i pagës në nivelin 30%. Ne presim që ministria të reagojmë.
Kryeministri ka thënë që mund të ketë një ndryshim për pagën në fillim të vitit të ardhshëm.
Paga është sipas titullit.
Mesa vura re unë kryeministri ka mendimin që ti hapë rrugën universiteteve që të rrisin tavanin e vet.
Qeveria kërkon të rrisë këtë tavanin dhe ti hapë rrugë Universitetit të Tiranës.
Jemi në pritje të zgjidhjes së kërkesave dhe do të marrim vendim në bazë të përgjigjeve që do marrim në janar”, tha Kovaçi.



