Sipas marrëveshjes së 2014-s, Gjuriçi s’kishte të drejtë të vizitonte Kosovën

Mos i humb

Pas arrestimi të bujshëm të Marko Gjuriç, erdhi reagimi i ashpër i Serbisë, të cilët thanë se moslejimi i drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ishte shkelje e marrëveshjes.

Siç thoshin në Beograd, në marrëveshje kërkohet vetëm njoftimi i palës, por jo edhe kërkesa, të cilën gjë e demantuan autoritetet kosovare.

Ishte një dokument i mëhershëm i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ai që konfirmoi se Djuric’it iu kishte ndaluar të futet në Kosovë, mirëpo një dokument tjetër nga Metro, qartëson se Gjuriç s’kishte të drejtë të vizitonte Kosovësn.

Në dokumentin e marrëveshjes së 2014, qartësohen procedurat e dërgimit të njoftimit dhe mënyrës së aprovimit dhe kundërshtimit.

Duke u fokusuar vetëm në grupin e dytë, ku edhe përfshihet Gjuriq, kërkohej që njoftimi për vizitë të dërgohej 48 para vizitës, ndërkohë që kundërshtimi, sipas dokumentit, duhet të bëhet brenda 24 orëve.

Kundërshtimi ishte dërguar nga pala kosovare, mirëpo ai ishte injoruar nga Marko Djuric, i cili kishte thënë se “askush s’mund ta ndalte të hyjë në Kosovë”.

Edhe një pikë tjetër qartëson se njoftimi për vizitë lypset aprovuar. Në pikën 2 të pikës 1, thuhet se “nëse sipas afatit të dhënë nuk ka përgjigje, vizita konsiderohet të jetë aprovuar”. Kjo qartëson se për një njoftim për vizitë, kërkohet aprovimi i palës tjetër.

Por, nuk është vetëm kaq. Duke u bazuar në këtë dokument, shteti serb vite më parë ua kishte ndaluar vizitën në Serbi, presidentes së asaj kohe Atifete Jahjaga dhe ministrit të asaj kohe, Fatmir Makolli.

Sido që të jetë, BE’ja që edhe në marrëveshje përmendet si palë që mund të lehtësojë diskutimet rreth vizitave, nuk ka reaguar e as deklaruar për refuzimin.

Ndryshe, Marko Gjuriç pas kundërshtimit që ta respektoj marrëveshjen, u arrestua nga një aksion i madh i Policisë së Kosovës në veri./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit