Siri, autokolona e tretë e evakuimit nga Kunejtra mbërrin në Idlib

Mos i humb

 

 

Autokolona e tretë me persona të detyruar të largohen nga qyteti Kunejtra në jug të Sirisë, kontrollin e të cilit e ka marrë regjimi i Bashar al-Asadit, ka mbërritur në Idlib.

Autokolona sot në orët e pasdites ka mbërritur në Hama e më pas në Idlib dhe pjesën rurale perëndimore të Halepit.

Një mijë e 893 persona të cilët mbërritën në Hama me 46 autobusë dhe 29 automjete civile janë dërguar në qendra të përkohshme strehimi në Idlib dhe pjesën rurale të Halepit.

Kështu, numri i personave që janë detyruar të largohen nga Kunejtra ka arritur në gjashtë mijë.

Evakuimet nga Kunejtra pritet të vazhdojnë.

Pas nisjes së operacionit ushtarak të regjimit dhe përkrahësve të tij me mbështetjen ajrore të Rusisë ndaj Deras më 20 qershor, Rusia dhe opozitarët ushtarakë më 6 korrik arritën marrëveshje për armëpushim të përhershëm në Dera.

Qytetet Idlib dhe Kunejtra në jugperëndim të Sirisë janë shpallur “zonë e deeskalimit” në bisedimet e mbajtura në Astana më 4 dhe 5 maj. Dy muaj më vonë, Rusia, SHBA-të dhe Jordania rajonin Dera dhe Kunejtra i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Ndërkaq, më pas  SHBA-të ndërprenë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit