Siri, dhjetra të vdekur në dy sulme vetëvrasëse

Mos i humb

 

 

Të paktën 38 persona e kanë humbur jetën në dy sulme vetëvrasëse në jugperëndim të Sirisë.

Regjimi i Bashar Al Asadit në Siri njoftoi se në qendër të provincës jugperëndimore As-Suwayda të cilën e mban nën kontroll janë kryer sulme vetëvrasëse.

Agjencia e lajmeve e regjimit sirian, SANA, bëri të ditur se në dy pika të ndryshme të qendrës së provincës As-Suwayda janë kryer sulme vetëvrasëse.

Sulmet janë kryer nga 4 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH. Ndërkohë sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së nga burimet lokale, në sulmet kanë humbur jetën të paktën 38 persona.

Qendra e As-Suwayda është nën kontrollin e regjimit ndërsa në verilindje të saj vazhdon prania e DEASH-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit