Pakistan, zgjedhjet nën masa të shtuara të sigurisë

Mos i humb

 

 

Me masa të shtuara të sigurisë sot në Pakistan mbahen zgjedhjet parlamentare, ku më shumë se 105 milionë votues të regjistruar do të zgjedhin përbërjen e re të Parlamentit.

Qendrat e votimit në Paksitan, të cilat numërojnë mbi 85 mijë, u hapën në ora 8 të mëngjesit sipas kohës lokale, kurse në përputhje me sistemin e vendit, të gjitha provincat zgjedhin përfaqësuesit e tyre për Parlamentin pakistanez.

Parlamenti kombëtar numëron 272 deputetë ndërsa kuvendet e provincave në total numërojnë 577 deputetë. Për këto vende konkurojnë më shumë se 12 mijë kandidatë.

Parlamenti i Pakistanit zgjidhet për një mandat 5 vjeçar ndërsa partia që fiton më së shumti deputetë nxjerr edhe mandatarin për formimin e qeverisë së re.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në ora 18 ndërsa beteja më e madhe zhvillohet ndërmjet tre partive më të mëdha në vend dhe një kolaicioni.

Sondazhet më së shumti favorizojnë Ligën Muslimane të Pakistanit – Mawaz (PML-N) në krye të së cilës është ish kryeministri Nawaz Sharif dhe Lëvizjen Pakistaneze për Drejtësi (PTI) e udhëhequr nga Imaran Han.

Në rast se asnjë nga dy partitë nuk do të fitojë shumicën e nevojshme, rol kyç në formimin e qeverisë së koalicionit mund të ketë Partia Popullore e Pakistanit kryesuar nga Bilaval Bhutto Zerdan, djali i ish-kryeministres së vrarë Benazir Bhuto dhe koalicioni që mbledh grupet fetare, Këshilli i Lëvizjes së Bashkuar (MMA).

Fushata parazgjedhore në Pakistan u shënua nga gjithsej 11 sulme terroriste ndaj zyrtarëve dhe selive të partive politike. Sulmi më i madh ndodhi më 13 korrik, kur u vranë të paktën 150 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit