Siri, muajin e kaluar janë bombarduar 98 qendra për mirëqenie

Mos i humb

Rrjeti Sirian për të Drejtat e Njeriut (SNHR) ka bërë të ditur se gjatë muajit të kaluar cak i sulmeve kanë qenë 98 qendra për mirëqenie në Siri.

SNHR publikoi raportin për muajin nëntor lidhur me sulmet e kryera ndaj qendrave të mirëqenies si shkolla, xhami dhe institucione shëndetësore.

Në raport thuhet se gjatë muajit të kaluar 98 qendra të mirëqenies janë dëmtuar dhe janë sjellë në gjendje të papërdorshme si pasojë e përleshjeve dhe sulmeve të regjimit të Asadit, Rusisë, DEASH-it dhe koalicionit ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DEASH.

Në raport thuhet se 61 prej këtyre sulmeve janë kryer nga forcat e regjimit, 20 prej tyre nga forcat ruse, tre nga opozitarët dhe grupet kundër regjimit, një nga koalicioni ndërkombëtar kundër organizatës terroriste DEASH dhe 13 nga palët e pa indentifikuara.

Duke bërë të ditur se si pasojë e përleshjeve dhe sulmeve të muajit të kaluar janë goditur shkollat, spitalet, qendrat e shëndetësisë, pikat e mbrojtjes civile, qytetet me tenda dhe rrugët, në pjesën e rekomandimeve të raportit bëhet thirrje që të aplikohet vendimi numër 2139 i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe të ndalohet furnizimi me armë për regjimin sirian.

Në raport më tej thuhet se 845 qendra të mirëqenies kanë qenë objekt sulmesh gjatë periudhës janar-nëntor të këtij viti./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit