Siri, në Afrin zbulohet spitali i fshehur i terroristëve

Mos i humb

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Turke (TSK) gjatë kontrollit të terrenit, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, në qendër të Afrinit, kanë zbuluar një spital ku është ofruar ndihma e parë për terroristët e plagosur.
Në pjesën e posaçme të objektit deri tek i cili çon tuneli prej rreth 50 metrash është gjetur edhe një aparat me rreze-X si dhe materiale për ofrimin e ndihmës së parë me origjinë nga SHBA-të.

Pjesëtarët e Forcave të Armatosura Turke (TSK) gjatë kontrollit të terrenit, në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, në qendër të Afrinit, kanë zbuluar një spital ku është ofruar ndihma e parë për terroristët e plagosur. Në pjesën e posaçme të objektit deri tek i cili çon tuneli prej rreth 50 metrash është gjetur edhe një aparat me rreze-X si dhe materiale për ofrimin e ndihmës së parë me origjinë nga SHBA-të. ( Emin Sansar – Anadolu Agency )

Pjesëtarët e TSK-së vazhdojnë aktivitetet e deminimit dhe kërkimit të terrenit me qëllim që banorët lokalë të kthehet në shtëpitë e tyre të sigurtë. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ushtarët turq kontrollojnë çdo objekt në qendrën e qytetit që është përdorur nga terroristët.

Gjatë kontrollit të spitalit u zbulua një pjesë nëntokësore, e cila ishte përdorur për ofrimin e ndihmës së parë për terroristët e plagosur. Qëllimi ishte t’u ofrohet ndihmë terroristëve në pjesën e veçantë nëntokësore të spitalit pa u vënë re nga pjesëtarët e forcave të sigurisë.

Tuneli është i gjatë rreth 50 metra dhe këtu janë mbajtur edhe për t’u trajtuar.

Gjatë kontrollit, janë gjetur edhe uniforma të mbuluara me gjak, që tregon se këtu është ofruar ndihma terroristëve të plagosur në operacionin “Dega e Ullirit”, të nisur më 20 janar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit