Siri, SHBA vendos PYD/PKK-në në kufirin me Turqinë

Mos i humb

Pas aktiviteteve të zbulimit të ushtrisë amerikane në kufirin Siri-Turqi, afër 1.000 pjesëtarë të organizatës terroriste PYD/PKK janë vendosur në linjën e qytezës siriane veriore Tel Ebjad.

Sipas të dhënave që AA ka siguruar nga burime të besueshme në Tel Ebjad, autokolonat e ushtrisë amerikane të përbëra nga autoblinda dhe makina pikap, të premten e kaluar dhe të martën arritën në rajonin e Tel Ebjadit, e cila mbahet nën okupim nga organizata terroriste PYD/PKK nën emrin Forcat Demokratike të Sirisë (FDS).

Ushtarët amerikanë kryen aktivitete zbulimi në linjën kufitare Siri-Turqi për dy ditë me autokolona që përbëheshin nga dhjetë automjete.

Organizata terroriste ka filluar me transferimet në rajon, pasi ushtria amerikane përfundoi vëzhgimet në afërsi të vendkalimit kufitar të Tel Abjadit, që gjendet përballë pikës kufitare turke Akçakale si dhe në linjën lindore dhe perëndimore të tij.

Mbi 1.000 pjesëtarë të PYD/PKK-së u sollën në Tel Ebjad me automjete speciale nga qyteza Ajn Isa, që gjendet në jug të qytetit AjnulArab (Kobani), që po ashtu gjendet e okupuar nga organizata.

Organizata ka bërë përforcime në rreth dhjetë pika vëzgjimi, në mesin e të cilave gjenden fshatrat Kanijtra, Tel Fender, Xhareh, Slip dhe Han në Tel Ebjad, prej ku mund të shihet kufiri turk.

Teksa në pikat e vëzhgimit gjendeshin më së shumti 15 terroristë, me përforëcimet e fundit, numri i terroristëve në një pikë ka shkuar në afro njëqind.

Plani amerikan për Forcën e Sigurisë Kufitare në Siri

AA, përmes një lajmi më 9 janar, kishte shpalosur planin e Pentagonit dhe CIA-s për të formuar një “forcë të sigurisë kufitare” së bashku me degën në Kandil të organizatës terroriste PYD/PKK.

Në lajm thuhej se 400 pjesëtarë të organizatës terroriste janë trajnuar për këtë qëllim dhe se në fazën e parë do të pozicionoheshin në Ajnularab (Kobani), Tel Ebjad, Resulajn dhe Malikiye, të pushtuara nga organizata por që gjenden në linjë kufitare me regjimin e Asadit, ndërsa më vonë do të mund të transferohen edhe në Afrin.

Ryan Dillon, zëdhënës i koalicionit të udhëhequr nga SHBA-të kundër organizatës terroriste DEASH, më 14 janar konfirmoi lajmin e AA-së, duke njoftuar se do të krijojë një forcë të re sigurie kufitare prej 30 mijë trupash me organizatën terroriste PKK/PYD, e cila përdor emrin FDS.

Më pas, Pentagoni pohoi se “Forca e Sigurisë Kufitare” të cilën kanë planifikuar ta krijojnë me FDS-në nuk është “ushtri e re” ose “forcë konvencionale e mbrojtjes kufitare”.

Ndërkaq, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, në një deklaratë gjatë ditës së djeshme tha: “Jemi të obliguar që t’i japim sqarim Turqisë. Është një rast krejtësisht i keqinterpretuar dhe disa njerëz kanë bërë deklarata të rreme për të. Nuk formojmë kurrfarë forcash për siguri kufitare në Siri”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit