Nis punën Komisioni ad hoc për KLP e KLGJ. PD: Lista, eleminon konkurimin

Mos i humb

N/komisioni ad hoc që do të përzgjedhë kandidatët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atë të Prokurorisë, zhvilloi të premten mbledhjen e tij të parë të kostituimit.

Seleksioni i parë i kandidaturave do të nisë ditën e hënën, për të prodhuar listën që do t’i përcillet Parlamentit.

Debati nuk ka munguar as në këtë mbledhje të parë. Opozita ka theksuar se Kushtetuta parashikonte që kandidatët të mos kishin filtra dhe pengesa para-parlamentare, ndërsa mazhoranca akuzoi palën tjetër se po përpiqet të baltosë procesin.

Në lidhje me kandiatët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë për KLGJ dhe KLP, demokratët i kanë dërguar edhe një raport zyrtar kryeparlamentarit Ruçi.

Sipas raportit, lista e hartuar nga sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit përmban kandidatë të skualifikuar nga ONM. PD nënvizon se numri i kandidaturave të vlefshme, është më pak se trefishi i numrit të vendeve vakante, që sipas demokratëve eleminon konkurimin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit