
Terroristët të cilët janë në dijeni të ndjeshmërisë së Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) ndaj objektet fetare dhe kulturore, kanë filluar të sulmojë ushtarët turq duke e përdorur kishën në Tal Abyad si “bazë”.
Ushtarët turq nga ana tjetër, vazhdojnë operacionin duke e ruajtur ndjeshmërinë që e kishin në operacionet e kaluara duke marrë masa, qoftë edhe nëse zgjatë operacioni.
Sipas informacionit të marrë nga burimet e sigurisë, operacioni “Burimi i Paqes” i forcave turke në verilindje të Sirisë kundrejt terroristëve është duke vazhduar me sukses ashtu siç është planifikuar.
Terroristët e PKK/PYD-YPG-së të cilët janë fshehur në ndërtesa të përdorura nga populli, shkolla dhe spitale sulmojnë vendbanimet civile në Turqi me mortajë dhe raketa, tashmë kanë hyrë në një lojë të re të ndyrë.
Organizata terroriste, vrasës i fëmijëve që martirizoi civilët përfshirë edhe një foshnje 9 muajshe në qytetet turke Mardin dhe Şanlıurfa, kishën në Tal Abyad filloi ta përdorë si “bazë”.
Terroristët të cilët janë në dijeni të ndjeshmërisë së TSK-së ndaj objektet fetare dhe kulturore, i sulmojnë ushtarët turq nga kisha. Terroristët i provokojnë ushtarët turq për të çuar ato të shënjestrojnë zonat e shpallura si të paprekshme nga TSK.
Ushtarët turq nga ana tjetër, vazhdojnë operacionin duke e ruajtur ndjeshmërinë që e kishin në operacionet e kaluara duke marrë masa, qoftë edhe nëse zgjatë operacioni.
Operacioni zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë
Operacioni zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë në përputhje me të drejtën e Turqisë për vetëmbrojtje të konfirmuar në ligjin ndërkombëtar, në rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB), si dhe nën të drejtën e vetëmbrojtjes sipas nenit 51 të Kartës së OKB-së.
Forcat e Armatosura Turke ashtu siç në operacionet “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”, edhe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të operacionit “Burimi i Paqes”, shënjestrojnë vetëm terroristët si dhe strehimore, pozicionet, armët, mjetet dhe objektivat e tyre.
Në kuadër të operacionit respektohen civilët e pafajshëm, ndërtesat historike, kulturore, fetare në zonën e operacionit, infrastruktura si dhe elementet e shteteve mike dhe aleate që mund të gjenden në rajon.
Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.
Të mërkurën, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste, si dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe integritetin territorial të Sirisë.


