Operacioni “Dega e Ullirit”, dy ushtarë bien dëshmorë

Mos i humb

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë ka njoftuar se dy ushtarë kanë rënë dëshmorë gjatë Operacionit “Dega e Ullirit”.

Shtabi i Përgjithshëm i Turqisë njofton se sot një ushtar ka rënë dëshmor gjatë operacionit gjatë përleshjeve me anëtarët e organizatave terroriste PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH. Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se një ushtar tjetër ka rënë dëshmor si pasojë e një sulmi nga terroristët në rajonin kufitar të Kilisit.

“Urojmë mëshirën e Zotit për dëshmorët tanë të shenjtë që humbën jetën në këto sulme, të cilat na shkaktuan dhimbje dhe pikëllim të thellë. Shprehim ngushëllimet tona për familjarët e pikëlluar të dëshmorëve tanë, Forcave të Armatosura Turke dhe gjithë popullit turk”, thuhet në njoftim.

– TSK godet nga toka dhe ajri fushat nën okupim të terroristëve

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kanë goditur nga ajri dhe toka fushat nën okupim të organizatës terroriste ku gjatë operacionit “Dega e Ullirit” kanë rënë dëshmorë dy ushtarë.

Obusët e tipit “Stuhia”, raketahedhësi i shumëfishtë dhe tanket e vendosura në kufi filluan goditjet intensive ndaj objektivave terroriste të PYD/PKK-së të përcaktuara në kodrën Darmik, në vijën kufitare Kilis-Hatay.

Objektivat terroriste në fushat e bombarduara janë goditur me sukses.

Ndërkohë nga rajoni dëgjohet zhurma e përleshjeve intensive ndërsa tymi i ngritur nga gjuajtjet artilerike dhe tanket shihet edhe nga fshatrat kufitare të Kilisit.

Rajoni u përforcua me trupa dhe mjete ushtarake ndërsa avionët ushtarakë dhe helikopterët fluturuan në vijën kufitare./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit