Siri, vriten 5 civilë të tjerë nga sulmet ajrore të regjimit të Asadit

Mos i humb

Pesë civilë të tjerë kanë humbur jetën si rezultat i sulmeve të regjimit të Bashar al-Asadit në zonën e deeskalimit të Idlibit në veri të Sirisë.

Që nga orët e mëngjesit, regjimi i Asadit është duke i vazhduar sulmet tokësore dhe ajrore në qytezat Han Shejhun dhe Marratinnuman dhe fshatrat Abidi dhe Shejh Mustafa në Idlib dhe qytezën Kafar Zita dhe fshatin Shehrenaz në Hama.

Sipas burimeve nga Mbrojtja Civile, të njohur si Helmetat e Bardha, krahas pesë të vdekurve, shumë civilë të tjerë janë plagosur.

Me viktimat e fundit, mbi 40 civilë kanë humbur jetën vetëm brenda tri ditëve të kaluara.

Ekipet e Mbrojtjes Civile janë duke i vazhduar aktivitetet e kërkim-shpëtimit në zonat e bombarduara, ndërsa shprehin shqetësime nga rritja e numrit të të vdekurve dhe të plagosurve.

Burimet e Helmetave të Bardha njoftojnë se të paktën 276 civilë kanë humbur jetën dhe mbi 680 janë plagosur nga 25 prilli, kur regjimi intensifikoi sulmet.

– Situata në Idlib

Në mars të vitit 2015, opozita vendosi kontroll mbi Idlibin, popullsia e të cilit është rritur në katër milionë për shkak të migrimeve të fundit në atë zonë. Në të njëjtën kohë, Idlibi është një nga zonat që më së shpeshti sulmohet nga forcat e regjimit.

Opozitarët ushtarakë, garantues i të cilëve është Turqia në kuadër të marrëveshjes historike të arritur më 4-5 maj 2017 në Astana në të cilën Idlibi the rrethina u shpallën zonë e deeskalimit, më 17 shtator të vitit 2018 tërhoqën armët e tyre të rënda si rezultat i një marrëveshjeje tjetër midis Turqisë dhe Rusisë në Soçi.

Megjithatë, forcat e regjimit vazhdojnë pa ndërprerë sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes së Soçit mes Turqisë dhe Rusisë, e cila kishte për qëllim të forcojë armëpushimin në Idlib. Në kuadër të Marrëveshjes së Astanas, Rusia është vendi garantues i regjimit të Asadit.

Sulmet e fundit të regjimit dhe mbështetësve të tij u intensifikuan teksa më 25-26 prill, në kryeqytetin e Kazakistanit, Nursultan, po mbahej takimi i 12-të midis Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit