Moskë
Sistemi rus i mbrojtjes ajrore S-500 është testuar në Siri, raportoi sot e përditshmja ruse Izvestia.
Disa probleme u identifikuan gjatë testimit, por ato u eliminuan shpejt, njoftoi Izvestia, duke cituar burimet nga Ministria ruse e Mbrojtjes.
Testet tashmë janë përfunduar dhe konsiderohen “të suksesshme”, theksohet më tej.
S-500 është një sistem universal me rreze të gjata dhe interceptim të lartë me potencial të rritur të mbrojtjes raketore, tha Ministria.


