Ankara, ceremoni përkujtimore për 15 Korrikun

Mos i humb

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, me pjesëmarrjen e presidentit të vendit Recep Tayyip Erdogan, me një sërë aktivitetesh është shënuar 15 Korriku, përvjetori i tretë i tentativës për grusht shteti të orkestruar nga organizata terroriste FETO.

Fillimisht Erdogan, në kuadër të programit të organizuar pranë Kompleksit Presidencial, u takua me të afërmit e martirëve dhe veteranëve, me të cilë zhvilloi bisedë të shkurtër.

Pastaj ata kaluan në Memorialin e Martirëve të 15 Korrikut.

Presidenti turk vendosi lule në memorial dhe pastaj bëri lutje për martirët.

Më pas, Erdogan kaloi në Xhaminë Beştepe Millet, ku mori pjesë në programin e hatmes së lexuar për martirët.

Ai këtu lexoi një pjesë nga Kur’ani.

Ndërkohë, në kuadër të shënimit të kësaj dite, edhe në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) u organizua një seancë e veçantë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit