“Situata afër pikut”, kryeministri italian: Jemi në fazën më të mprehtë të urgjencës kombëtare

Mos i humb

Në një kohë kur dita-ditës shtohen viktimat nga koronavirusi, ku Italia është dhe vendi më i goditur nga vdekjet në Europë, kryeministri Giuseppe Conte theksoi se situata është afër pikut.

“Tashmë jemi në fazën më mprehtë të të urgjencës. Është shumë e vështirë që të bësh parashikime. Ekspertët janë ende të kujdesshëm, por është e arsyeshme të mendosh që jemi afër pikut. Të shtunën ne tejkaluam 10,000 viktima dhe kjo na lëndon shumë dhe duhet të paralajmërojë bashkësinë ndërkombëtare.”, -kështu deklaroi Conte në një intervistë për gazetën spanjolle ‘El Pais’. Teksa u ndal tek kufizimet e qeverisë, ai tha se këto rregulla janë të përkohshme dhe se masat do të lehtësohen, shkruan ‘Tgcom’.

Për ata që e pyesin nëse bllokimi i aktiviteteve të prodhimit do të zgjasë shumë, Conte përgjigjet: “Jo, është një masë shumë e ashpër nga pikëpamja ekonomike. Ishte masa e fundit që kemi marrë dhe nuk mund të vazhdojë shumë gjatë. Për shkollat dhe universitetet, nga ana tjetër, mund të bëhen ndryshime në mënyrë që studentët të mos humbasin vitin apo provimin”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit