Situata e Covid, opozita kërkon dorëheqjen e Zaev si kryeministër

Mos i humb

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kërkuar edhe njëherë dorëheqjen e kryeministrit dhe ministrit të shëndetësisë, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe për shkak siç thuhet në komunikatë numrit të lartë të viktimave të shkaktuara nga Kovid-19.

“Sot po vdesin më shumë njerëz në ditë që nga Lufta e dytë botërore, lëreni politikën, Zaev dhe Filipçe jepni dorëheqje.

Hiqni dorë nga politika ditore, po ju vdesin njerëzit sepse nuk ka krevate të lira.

Dilni jashtë nga kutia e qelqit që vetë e krijuat, dilni jashtë dhe dëgjojeni vajin e qytetarëve.

Ndërpritni pres konferencat, qasuni zgjidhjes së problemit”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit