Situata me COVID-19, Zemaj zhvillon sot takim virtual me kryetarët e komunave

Mos i humb

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj do të zhvillojë sot një takim virtual me kryetarët e komunave.

Kjo është bërë e ditur për media nga kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Ibrahimi tha se me ministrin Zemaj do të diskutohet për situatën e tanishme të pandemisë COVID-19 si dhe masat e reja që do të merren në kuadër të rekomandimeve anti-COVID.

Takimi pritet të fillojë në ora 11:00. Gjatë 24 orëve të kaluara si pasojë e koronavirusti humbën jetën 11 persona, kurse u konfirmuan edhe 730 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit