Situata politike në PD, Balla: Nuk meriton vëmendje kombëtare, kemi punë me bërë

Mos i humb

Kriza politike në Partinë Demokratike është komentuar edhe nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

Balla në fjalën e tij është shprehur ndër të tjera se ajo është një situatë politike që nuk meriton vëmendje kombëtare.

Ndër të tjera ai ka theksuar se e rëndësishme është ajo që ndodh në Shqipëri dhe jo debati i brendshëm i një partie politike.

“Agjenda e brendshme e Partisë Demokratike nuk mund të jetë agjenda e Shqipërisë në një fillim viti me shumë punë.

Unë mendoj se debati i brendshëm i një partie politike nuk mund të kthehet në një çështje të vëmendjes kombëtare, pasi Shqipëria ka nevojë për punë.

Nuk kam asnjë koment dhe ftoj dhe ju që të keni më shumë vëmendje se çfarë ndodh në dyert e shqupit dhe të keni vëmendjen se çfarë ndodh në dyert e shkollave”,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit