Ministrat e Jashtëm të Organizatës së Shteteve Turke do të mblidhen më 11 janar për Kazakistanin

Mos i humb

Ministrat e Jashtëm të Organizatës së Shteteve Turke do të mblidhen më 11 janar për Kazakistanin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet diplomatike, ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe homologu i tij kazak, Mukhtar Tleuberdi, zhvilluan një bisedë telefonike.

Në bisedë u trajtuan zhvillimet e fundit në Kazakistan, ndërsa Çavuşoğlu përsëriti mbështetjen e Turqisë ndaj Kazakistanit.

Gjithashtu në bisedë u shkëmbyen mendime rreth Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Shteteve Turke ku do të vlerësohen zhvillimet në Kazakistan dhe do të mbahet online më 11 janar 2022.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit