Situata serioze në Gjermani, shënohet rekord brenda 24 orëve

Mos i humb

Rriten shifrat e COVID-19 në Gjermani.

Mbi 5,000 raste me koronavirus u regjistruan brenda 24 orëve, për herë të parë nga muaji prill.

Shifrat e publikuara të mërkurën nga Instituti Robert Koch, kanë treguar se 5,132 raste të reja janë regjistruar me këtë virus, çka përbën rritje për më shumë se 1,000 persona të infektuar, në krahasim me 4,122, të marten.

Një total prej 334,585 i të infektuarve është regjistruar në këtë shtet, prej kur ka shpërthyer pandemia, derisa si pasojë e tij kanë vdekur 9,677 pacientë.

Një javë më parë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar 2,828 raste me koronavirus në Institutin Robert Koch.

Numri i të infektuarve tani u është kthyer niveleve të mesit të prillit por jo atyre të pikut të pandemisë që është shënuar në muajin mars dhe fillimin e prillit, kur autoritetet gjermane kanë regjistruar më shumë se 6,000 raste në ditë.

Megjithatë, tani është thënë se janë duke u kryer më shumë teste në krahasim me muajt paraprak, andaj edhe janë duke u regjistruar më shumë të infektuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit