Rama inspekton kantierin e ndërtimit: Qyteti do kthehet stacion për turistët

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar dhe nga ministri Arben Ahmetaj, ka inspektuar sot lagjen Lugina në Shijak, ku ka përfunduar infrastruktura nëntokësore për rindërtimin nga themelet të 30 pallateve.

Në këto pallate do të strehohen 500 familje, banesat e të cilëve u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit. Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se tashmë Shijaku do të kthehet stacion për turistët.

“E keqja ndodhi por për këtë aspekt ishte ‘bekim’ për Shijakun (termeti). Shijaku do të bëhet si stacion edhe për turistët. Me gjithë këto ndryshime që do të ndodhin, do bëhet stacion s’e e kanë dhe detin afër. Këtu janë vendosur të gjitha kanalizimet?!( I tregojnë projektin) Rruga lidhëse e lagjes duhet të jetë e plotë. Shumë mirë.”, tha Rama.

Kryeministri gjatë bashkëbisedimit me një banore shton se: “Ça nuk të vret, të forcon”.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤RINDËRTOJMË 🤝 BASHKË📍SHIJAK – Në lagjen Lugina ku ka përfunduar infrastruktura nëntokësore për rindërtimin nga themelet të 30 pallateve, për strehimin e 500 familjeve që do të kenë jo vetëm apartamente më të bukura e të sigurta, por edhe një hapësirë urbane të rikonceptuar me të gjitha shërbimet e nevojshme, krahas 6 shkollave të reja në qytetin që do ndryshojë rrënjësisht nga përpjekja për #ShijakunqëDuam🙏 për #ShqipërinëqëDuam🇦🇱☀️ 👍

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 14. Oktober 2020
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit