S’ka abone! Kompanitë e transportit urban ndëshkojnë qyetarët

Mos i humb

Qytetarëve do t’u duhet të paguajnë me lekë në dorë shërbimin e transportit urban duke filluar nga 1 marsi.

Pas ultimatumit ndaj qeverisë për të përmbushur kërkesat e tyre në drejtim të uljes së çmimit të karburantit, Unioni i Transportit Publik ka vendosur që të ndëshkojë qytetarët duke hequr nga qarkullimi abonetë.

Ata e justifikojnë këtë veprim ekstrem pasi nuk janë përmbushur kërkesat e tyre nga qeveria për heqje të akcizës dhe TVSH-së si edhe subvencionimin e aboneve për personat me aftësi të kufizuara.

Udhëtarët kërcënohen se do të lihen në këmbë nga 1 marsi: Plotësoni kërkesat ose “kyçim” autobusët

Njoftimi

Në vijim të shkresave dërguar të gjitha institucioneve vendimmarrëse në lidhje me problematikat e transportit publik qytetas në nivel kombëtarë, që kanë të bëjnë me pamundësinë financiare të operimit normalisht, informojmë qytetarët se në mungesë të një ndihme reale nga Qeveria, janë të pamundur për të ofruar të gjitha shërbimet e këtij aktiviteti.

Sa më sipër, për muajin Mars, nuk mund të ofrohet si shërbim me bileta të pajtimit mujor (ABONE), pasi aktiviteti që ne përfaqësojmë ndodhet në kolaps ekonomik.

Mbetemi ende me shpresën e një zgjidhje të kësaj situate sipas premtimeve të bëra!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit