S`ka paqe për kosovarët, aksidentohet një tjetër autobus, ngjarja e rëndë në Austri!

Mos i humb

Një tjetër autobus me targa Kosovë që udhëtonte jashtë kufijve është aksidentuar, duke shkaktuar plagosjen e 20 personave tre prej të cilëve janënë gjendje të rëndë.

Ngjarja ndodhi në një autostradë pranë Eugendorfit në Austri. Sipas fotografive të publikuara nga mediat austriake, autobusi i aksidentuar i përkiste kompanisë Armend Tours. Nga kompania vetë nuk ka ende asnjë reagim. Kryqi i Kuq dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë me shpejtësi në zonë fill pas aksidentit. Zëdhënësja e tij, Roberta Thanner pohoi se kanë informacione për tre persona në gjendje kritike, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur lehtë”. Deri më tani, shtoi ajo, nuk kemi raporte për viktima.

Aksidenti ndodhi rreth orës 03:00 në një autostradë nga Salzburgu në drejtim të Vjenës. Mjeti me rreth 28 pasagjerë, me gjasë është përplasur në mbrojtësen prej betoni të autostradës, por shkaqet e aksidentit ende janë të paqarta, tha zëdhënësi i policisë, Hans Wolfgruber. Sipas Wolfgruber, dyshimet e para janë se shoferin e ka zënë gjumi, por po shikohet dhe mundwsia e ndonjw difekti teknik.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në spitalin shtetëror në Salzburg. Wolfgruber tha se autobusi po udhëtonte nga Kosova për në Hanover. Vendi ku ka ndodhur aksidenti është mbyllur për trafik dhe autobusi gjendet ende aty.

Korrikun vitit të kaluar, një autobus nga Kosova u aksidentua në Kroaci, ku për pasojë mbetën të vdekur 10 persona e u lënduan mbi 30 të tjerë. Në bordin e tij kishte emigrantë që udhëtonin nga Frankfurti për në Prishtinë.

“Ambasadori i Kosovës në Austri, Lulzim Pllana, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke ofruar mbështetjen e ambasadës tonë për të gjithë të lënduarit dhe familjet e tyre. Në Spitalin e Salzburgut, ndihmë mjekësore kanë kërkuar tetë persona, dhe pas trajtimit, shtatë prej tyre janë liruar, derisa një person vazhdon të mbahet për trajtim në këtë spital.”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu u tha se Ambasada e Kosovës në Austri është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet policore dhe shëndetësore në Salzburg dhe se lidhur me detajet shtesë do të jap detaje ndërkohë.

“Deri në këtë fazë mund të konfirmojmë se nuk ka asnjë viktimë, dhe shtatë nga tetë personat që kanë pësuar lëndime, janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. MPJD do t’ju mbajë të përditësuar në vazhdimësi për rastin”, u tha tutje nga MPJD.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit