Skandali i pagave/ Basha: Tregoi se ku është katandisur Shqipëria, një shtet i kapur nga të korruptuarit

Mos i humb

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të mërkurë nga qyteti i Peshkopisë është shprehur se Shqipëria nuk qeveriset, pasi në krye të saj është një bandë që e drejton atë.

“Të gjitha këto halle, probleme, dhimbje të përditshme të shqiptarëve, janë bërë edhe më të rënda nga pandemia, e cila na ka marrë nga gjiri familjeve tona dhjetëra, mijëra prindër dhe të afërm. Shumë më shumë sesa vendet fqinje. Ka goditur dhe ka futur në borxh qindra, mijëra familje shqiptare. Sepse ky vend nuk ka qeveri. Sepse ky vend nuk qeveriset. Ky vend nuk ka qeveri sepse në krye ka një bandë e cila paktin nuk e ka me qytetarët. Ka një njeri të ulur në karrigen e kryeministrit që nuk ka hallin e njerëzve”, tha Basha.

Ai theksoi se vendi nuk qeveriset për vetë faktin se nuk ka shtet, pasi ky është i korruptuar dhe i kapur nga të korruptuarit. Basha tha se ky është një shtet i rrënuar deri në tullën e fundit, pasi sipas tij zbulimi i të dhënave personale të qytetarëve, na tregoi në disa rrafshe se ku është katandisur Shqipëria nën sundimin e paligjshëm të Edi Ramës dhe një grushti pushtetarësh e oligarkësh, kriminelësh me të cilën mban paligjshmërisht pushtetin e shqiptarëve.

“Një shtet që siç e pamë javët e fundit është rrënuar deri ën tullën e fundit. Zbulimi i të dhënave personale të qytetarëve, na tregoi në disa rrafshe se ku është katandisur Shqipëria nën sundimin e paligjshëm të Edi Ramës dhe një grushti pushtetarësh e oligarkësh, e kriminelësh me të cilën mban paligjshmërisht pushtetin e shqiptarëve”, tha kryedemokrati.

Sipas tij, Edi Rama nuk ka më çfarë të ofrojë, pasi ai nuk ka asnjë vizion, asnjë alternativë dhe asnjë zgjidhje për Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Në fakt, ky regjim është në koma. Ndonëse ka 4 muaj që është betuar se do të qeveris Shqipërinë, ka katër muaj që jo vetëm nuk bën asgjë, por po rrënon edhe ato pak tulla që i kanë mbetur ngrehinës së shtetit. Dhe kjo për një arsye të thjesht, Edi Rama nuk ka më çfarë të ofrojë. I shteruar në fushatë para shqiptarëve, pa bilanc, sepse bilanci i tij i vërtet ishte pandemia, ku pasi i mbylli dy muaj shqiptarët në shtëpitë e tyre duke i frikësuar deri me autoblinda e me gjoba, iu dha paketën më të ulët ekonomike”, tha Basha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit