Skandali në Maqedoni; Dorëhiqen anëtarët e Komisionit Anti-korruspsion

Mos i humb

Një skandal shpenzimesh ka tronditur Komisionin e Anti-korrupsionin në Maqedoni, të pllakosur nga dorëheqje në radhët e anëtarëve të tij pas raporteve se e kishin shpërblyer veten me pagesa të dyshimta.

Anëtari i këtij organizimi, dikur edhe ish-kryetari i tij, Goran Milenkov paraqiti të hënën në Parlament dorëheqjen e parevokueshme në mesin e stuhisë së shkaktuar nga njoftimet për shpenzime të pajustifikuara të anëtareve të komisionit.

Milenkovi nuk e saktësoi arsyen e veprimit të tij, i cili vjen vetëm pak ditë pas deklaratës se nuk ndiente “asnjë përgjegjësi morale” për këtë çështje dhe s`kishte ndërmend të largohej. Ish-zyrtari madje këmbëngulte se nuk kishte “korrupsion” në radhët e komisionit të tij dhe i konsideronte akuzat një forme presioni politik ndaj atij vetë dhe kolegeve, të nxitur nga qeveria e re.

Burime që preferuan të ruajnë anonimatin i thanë televizionit “Telma TV” se dorëheqjen po e përgatit edhe kreu aktual i komisionit, Igor Tanturovski.

BIRN, i cili përcjell lajmin, thotë se nuk ka mundur të kontaktojë me të për t’i marrë një koment mbi situatën. Mediat vendase publikuan javën e kaluar një raport të rishikuar rishtazi nga zyra shtetërore e të ardhurave, e cila vërente raste shpenzimesh të dyshimta. Sipas saj, disa prej pjesëtarëve të organizmit të zgjedhur prillin e 2015-tës kanë shënuar kosto jorealiste udhëtimi, e madje kanë shtuar edhe udhëtime të supozuara jashtë kufijve, në një kohë kur rezulton të kenë qenë rregullisht në zyrë.

Një tjetër pjesë e raportit tregon se një pjesë e anëtarëve ishin rimbursuar për qiramarrje të përkohshme, të cilat figuronin me çmimet tre herë më të larta se ato të tregut. Milenkovi u bë i njohur vitin e kaluar pasi refuzoi te bënte publike asetet e ish-zyrtarëve të atëhershme qeveritare, përfshirë ish-kreun e ekzekutivit Nikolla Gruevski.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit