Sllovenia e vendos Zvicrën në listën e karantinës

Mos i humb

Sllovenia e ka vendosur sot Zvicrën në të ashtuquajturën “Listë të verdhë”.

Kjo nënkupton një karantinë të detyrueshme prej 14 ditësh për të gjithë njerëzit që hyjnë në Slloveni dhe kanë qenë në Zvicër.

Kjo nuk vlen për shtetasit sllovenë dhe për personat me leje qëndrimi të përhershëm në Slloveni

Sllovenia po e merr këtë vendim në bazë të analizave të ekspertëve në lidhje me situatën në Zvicër, ka njoftuar Ambasada e Sllovenisë në Zvicër në një tweet.

Norvegjia tashmë ka marrë vendim për ta vendosur Zvicrën në listën e kuqe.

Kjo po ashtu do nënkupton hyrjen në karantinë të detyrueshme dhjetë ditore për të gjithë udhëtarët që hyjnë në vendin skandinav nga Zvicra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit